Telegrafi

Roma kërkon këta dy futbollistë

Romakët po kërkojnë që ti përforcojnë radhët e veta.

Pas largimit të mesfushorit Miralem Pjanic për tek Juventusi, Roma është vënë në lëvizje për përforcimin e skuadrës për kampionatin e ri italian.

Kështu romakët kanë vënë në shënjestër mesfushorin maroken, Hakim Ziyech, i cili aktualisht aktivizohet te skuadra holandeze e Twentes.

Gjithashtu kryeqytetasit po kërkojnë edhe shërbimet e mbrojtësit argjentinas të Tottenham Hotpsur, Federico Fazio. /Telegrafi/