Telegrafi

Roma kërkon këndelljen ndaj Torinos, formacionet zyrtare

Roma pret Torinon në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit italian Serie A.

Giallorsoët në këtë takim vijnë pas dy ndeshjeve pa fitore ku pësuan humbje në derbi nga Lazio dhe barazuan 1-1 në udhëtim te Sassuolo.

Të besuarit e Jose Mourinhos synojnë të rikthehen te fitoret në kampionat, por nuk do ta kenë aspak lehtë përballë Torinos.

Mysafirët në përballje me Romën vijnë pas fitores 2-0 nga Sampdoria dhe synojnë të shkaktojnë befasi në Olimpico.

Formacionet zyrtare:

Roma: Patricio, Smalling, Mancini, Ibanez, Celik, Cristante, Camara, Zalewski, Volpato, Zaniolo, Abraham

Torino: Milinkovic-Savic; Djidji, Zima, Mirëmëngjes; Lazaro, Ricci, Linetty, Vojvoda; Vlasic, Miranchuk; Sanabria.

/Telegrafi/