Telegrafi

Roma kërkon Behramin

Roma është në kërkim të një anësori të ri para sezonit të ardhshëm, ndërsa deri pak kohë më parë ka qenë pas argjentinasit Clemente Rodriguez. Por, tani duket se e ka kthyer vëmendjen kah Behrami.

25-vjeçari me pasaportë zvicerane nuk njeh formë të dobët që disa sezone, pasi që ka shkëlqyer në fanellat e Genoas, Veronas dhe Lazios, para se të largohet nga Serie A, për të kaluar te West Hami, ku u lëndua dhe mungoi një kohë.

Skuadra e tij aktuale është e interesuar për ta shitur atë, ashtu që të zbusë gjithashtu gjendjen e vështirë financiare, ndërsa kosovari kushton, sipas klubit anglez, 6 milionë euro. Nëse klubet e interesuara nuk do të mund të paguajnë këtë shumë të hollash për Behramin, atëherë nuk përjashtohet mundësia që ai të huazohet. /Telegrafi/