Nicola Zalewski është padyshim zbulimi i sezonit të kaluar nga Jose Mourinho te Roma.
Talenti i madh polak i lindur dhe rritur në Itali ka dalë nga akademia e klubit verdhekuq, derisa ka marrë besimin e Mourinhos duke u bërë shumë i rëndësishëm te Giallorosët.
20-vjeçari luan në dy krahët, derisa ishte lojtar më ofensivë, por Jose Mourinho e riktheu në mbrojtës të krahut të majtë.
Ai zuri vend në formacionin bazë dhe në sezonin e kaluar zhvilloi 23 ndeshje ku asistoi edhe në tre gola.
Te Roma janë të vetëdijshëm se në radhët e veta kanë një yll në ardhje i cili ka zhvilluar edhe gjashtë ndeshje me Kombëtaren A të Polonisë.
Këtë verë drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë refuzuar tri top klube evropiane që u interesuan për anësorin këmbëshpejtë.
Borussia Dortmund, Tottenham Hotspur dhe së fundmi PSG kërkuan transferimin e Zalewskit, por përgjigja e Romës ka qenë e prerë që lojtari nuk lëvizë.
Edhe në janar kishte kërkesa për të pasi djaloshi i talentuar u kërkua nga Cagliari e Sampdoria, por ishte Jose Mourinho që bllokoi largimin e tij.
Zalewski ka kontratë me Romën deri në verën e vitit 2025, derisa Giallorosët janë në bisedime për t’ia vazhduar edhe për dy vite të tjera. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kJ2fK5qWsMI