Federico Chiesa është objektivi kryesor i Romës për krahun e majtë të sulmit, me Daniele De Rossin që e ka bërë primarë transferimin e italianit.
Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë angazhimi i tij, duke marrë parasysh konkurrencën e top klubeve evropiane.
Kësisoj Roma ka një plan b nëse nuk arrihet Chiesa dhe tanimë po punojnë për të siguruar atë.
Sipas asaj që ka raportuar Corriere dello Sport, Roma i ka vënë sytë te Rodrigo Riquelme , lojtari aktualisht në radhët e Atletico Madrid.
Riquelme, i cili nën drejtimin e Diego Simeone nuk ka arritur ende të vendoset si titullar i padiskutueshëm, ka ngjallur interesin e klubit italian, i cili do të ishte i gatshëm të paguante rreth 25 milionë euro për shërbimet e tij.
Pavarësisht potencialit të tij, Rodrigo Riquelme është përballur me vështirësi për të fituar një vend të rregullt në njëmbëdhjetëshen kryesore të Atléticos, ai ka pasur shumë minuta, por nuk mund të konsiderohet i padiskutueshëm.
24-vjeçari spanjoll në 47 ndeshje zyrtare të zhvilluara këtë edicion, ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/