Roma ka bërë të ditur se ka regjistruar humbje prej 53.3 milionë eurosh në gjysmën e parë të vitit financiar, kjo si pasojë e eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Giallorrossët u eliminuan nga Porto në fazën ‘play-off’ dhe ky eliminim ka pasur ndikim në financat e klubit italian.
Dokumenti, i cili është aprovuar nga aksionarët, tregon humbje prej 53.3 milionë eurosh për gjysmën e parë të vitit financiar 2016/2017.
Në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar humbja ka qenë shumë më e vogël, 3.4 milionë euro, ashtu që këtë vit humbja është për 49.9 milionë euro më e madhe.
Njëherësh është bërë e ditur se gjatë vitit të parë financiar, kompania që e pronëson klubin, Neep Roma Holding S.p.A, ka investuar 70 milionë euro për nevojat financiare të klubit. /Telegrafi/