Telegrafi

Roma ka gjetur alternativën e Mahrez, e kërkon sulmuesin Promes

Roma është dorëzuar për transferimin e sulmuesit algjerian Riyad Mahrez.

Por skuadra nga kryeqyteti italian nuk po qëndron duarkryq.

Drejtori sportiv Monchi ka filluar kontaktet me klubin rus Spartak Moskë.

Reprezentuesi i Holandës, Quincy Promes është bërë tani objektivi kryesor i Romës për krahun e djathtë të sulmit.

25-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e klubit rus në vitet e fundit ndërsa edicionin e ri e ka filluar furishëm duke shënuar pesë gola në shtatë ndeshje.

Promes dhe Karsdorp pritet të bëhen bashkëlojtar edhe te Roma si tek Kombëtarja holandeze

Roma është e gatshme ta mposhtë konkurrencën e Borussja Dortmund duke ofruar 25 milionë euro për sulmuesin këmbëshpejtë.

Kujtojmë që Promes iu bashkua Spartakut në vitin 2014 nga Twente ndërsa ka kontratë me klunin rus deri në vitin 2021. /Telegrafi/