Njëra nga skuadrat më aktive gjatë këtij afati kalimtar të verës është Roma.
Skuadra italiane ka arritur të transferojë 10 futbollistë duke përforcuar skuadrën.
Të vetmit të larguar janë portieri Alisson Becker te Liverpooli dhe Radja Nainggolan që iu bashkua Interit.
Por pas parave të mbledhura pas dy shitjeve të mëdha, Roma ka gati goditjen e madhe për fazën e sulmit.
Fjala është për sulmuesin e talentuar brazilian Malcom që aktualisht është pjesë e Bordeaux.
Giallorosët kanë bërë ofertë zyrtare për sulmuesin brazilian.
Roma ka ofruar 38 milionë euro në drejtim të Bordeaux si dhe pesë të tjera në formë bonusesh.
Klubi francez ka edhe oferta tjera në tavolinë por dëshira e lojtarit është vetëm Roma.
Verdh e kuqtë për brazilianin kanë ofruar kontratë pesë vjeçare me pagë vjetore prej 2,5 milionë euro në stinor.
21-vjeçari po kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha si Inter, Arsenal, Tottenham Hotspur, Chelsea dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/