Të dy skuadrat e mëdha italiane kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Roma e pret Juventusin në “Olimpico” në ndeshjen e vlefshme për javën e 36 të Serie A, ndeshje që fillon nga ora 20:45.
Skuadra e Luciano Spallettit hyn e motivuar në këtë ndeshje pasi dëshiron t’i prish festën Juventusit, për të mos festuar titullin në stadiumin e tyre.
Në anën tjetër, Juventusi dëshiron që titullin e gjashtë radhazi në Serie A ta festoj në stadiumin e rivalit më të madh të viteve të fundit. /Telegrafi/
Roma: Szczesny; Rudiger, Manolas, Fazio, Emerson; De Rossi, Paredes; Salah, Nainggolan, El Shaarawy; Perotti
Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Bonucci, Asamoah; Lemina, Pjanic, Sturaro; Cuadrado, Higuain, Mandzukic.