Telegrafi

Roma i jep ultimatum Manolasit

Roma i ka dhënë ultimatum Kostas Manolasit – ose të largohet, ose ta pranojë ofertën e Zenit St. Petersburgut.

Mbrojtësi grek ka qenë në bisedime me klubin rus për disa ditë me testet mjekësore që janë aranzhuar për ditën e djeshme.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Romës

Sidoqoftë, qendërmbrojtësi ka marrë ndërkohë oferta tjera me pagë më të mirë nga disa klube tjera, që kanë bërë që ky transferim të mbetet pezull.

Sportmediaset po raporton se romakët ia kanë tërhequr Manolasit vërejtjen që ose të largohet ose të qëndrojë.

Dyja klubet janë pajtuar për një marrëveshje prej 30-35 milionë euro, teksa Leandro Paredes po ashtu pritet t’i bashkohet skuadrës së Mancinit. /Telegrafi/