Site icon Telegrafi

Roma insiston për Berardin

Roma ka mbetur pa sulmues të krahut të djathtë pas largimit të Mohmaed Salah.

Egjiptiani iu bashkua Liverpoolit për një shumë rreth 45 milionë euro.

Tani ‘Giallorosët’ po synojnë të përforcohen në atë pozitë për tu bërë ekip konkuruese në Serie A.

Domenico Berardi pritet të jetë zëvendësimi i Salahut te Roma, pasi kryeqytetasit kanë filluar tanimë kontaktet me Sassuolon.

Klubi gjelbërt e zi kërkon rreth 35 milionë euro, por Roma nuk ofron më shumë se 25.

Tani krerët e dy klubeve pritet ta mbajnë një tjetër takim, dhe besohet se ky transferim do të bëhet për rreth 28 milionë. /Telegrafi/

Exit mobile version