Roma thuhet se është e gatshme ta shesë Cengiz Underin në afatin kalimtar të janarit.
Anësori turk pritet të largohet në muajin e ardhshëm nga Giallorossët, pasi forma e tij ka pësuar dukshëm rënie.
Sipas asaj që raporton La Gazetta dello Sport, skuadra italiane po kërkon 40 milionë euro nga shitja e Under.
22-vjeçari u transferua te Roma në vitin 2017 nga Basaksehir për shumën e 14.25 milionë euro dhe nga atëherë kishte luajtur standard.
Në 75 paraqitje për skuadrën, turku kishte arritur të shënonte 15 gola dhe kishte bërë 11 asistime.
Në këtë sezon, lojtari që luan më këmbën e djathtë, ka shënuar vetëm një gol në dhjetë paraqitje të zhvilluar dhe në janar duket se do të largohet nga Olimpico. /Telegrafi/