Telegrafi

Roma humb nga Shakhtari, kualifikimin në fazën tjetër të LK-së e kërkon në Olimpico

Foto: Roma - Twitter

Shakhtar Donetski befasoi Romën duke e mundur me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të 1/16 në Ligën e Kampionëve.

Nuk ishte aspak një fitore e lehtë për vendasit pasi mysafirët arritën të tregohen të rrezikshëm.

Foto: Roma – Twitter

Së pari mysafirët rrezikuan me anë të Edin Dzekos në minutën e shtatë. Boshnjaku provoi edhe një herë në minutën e 21-të, por portieri Andrij Pyatov nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet.

Roma kaloi në epërsi në minutën e 41-të me anë të Cengiz Under, ai shënoi  pas një asistimi nga Dzeko.

Foto: Roma – Twitter

Goli i barazimit erdhi në minutën e 52-të nga Facundo Ferreyra.

Në minutat në vazhdim Shakhtari rrezikoi me anë të 56-të dhe Taison (63′), ndërsa goli i përmbysjes së rezultatin nga vendasit erdhi nga Fred në minutën e 71-të.

Ndeshja e kthimit në Olimpico është më 13 mars. /Telegrafi/