Telegrafi

Roma humbet në Genoa

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në pjesë të dytë u shënuan plot pesë gola. Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Domenico Criscito katër minuta në pjesë të dytë, por romakët barazuan pas pesë minutash tjera me anë të Rodrigo Taddei.

Epërsinë Romës ia solli një gol i kapitenit Francesco Totti në minutën e 65-të të lojës, por gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi pas katër minutash tjera, mesfushori spanjoll Alberto Zapater barazoi rezultatin.

Shtatë minuta para fundit të ndeshjes Giuseppe Biava shënoi për t’i dhënë fitoren Genoas në këtë derbi të javës së parë në Serie A.

Nga ndeshjet tjera, Palermo ka fituar 2-1 para tifozëve të vet përballë Napolit. Parma ka avancuar 2-1 ndaj Udineses, që megjithatë arriti të barazojë në minutat e fundit të ndeshjes.