Site icon Telegrafi

Roma heq dorë përfundimisht nga Alderweireld

Toby Alderweireld . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Toby Alderweireld përfundimisht nuk do të transferohet te gjiganti italian Roma.

Mbrojtësi belg u kërkua me ngulm nga Giallorosët, por Tottenham nuk lejoi largimin e tij pa u paguar klauzola prej 30 milionë eurove.

Roma kishte ofruar 20 milionë plus pesë të tjera në formë të bonuseve, por Spurs e refuzuan këtë ofertë.

Toby Alderweireld . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Nga 25 korriku lojtarit i është ngritur automatikisht klauzola në 45 milionë euro.

Kësisoj Roma përfundimisht ka hequr dorë nga lojtarit dhe tani po shikon objektiva të tjerë.

Polaku Kamil Glik mbetet në orbitën e Giallorosëve si dhe kapiteni i Fiorentinës Pezzala për qendrën e mbrojtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version