Telegrafi

Roma gjithnjë e më afër transferimit të Diego Costas

Roma është shumë afër që të transferojë Diego Costan nga Atletico Madridi.

Sulmuesi spanjoll nuk është në planet e Diego Simeones dhe në afatin kalimtar veror do të shitet.

Los Rojiblancos janë të detyruara që të shesin atë në këtë verë, pasi kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2021.

Diego Costa është po ashtu i pajtimit që të largohet, sidomos pas refuzimit nga Atletico Madridi që paga e tij të bëhej 25 milionë euro në sezon.

Lexo po ashtu Diego Costa drejt transferimit në Serie A, Roma fillon bisedimet me spanjollin

Kështu, Roma mund të përfitojë nga kjo situatë dhe të transferojë sulmuesin problematik, mirëpo ende ka dilema.

Klubi italian me pronar të ri do të ndërtonte një skuadër të suksesshme, e që do të vihej në dilemë edhe transferimi i Costas, por kështu si qëndrojnë gjërat ai mund të kalojë në Olimpico. /Telegrafi/