Raportohet se Roma është afër të nënshkruajë me mesfushorin e Dinamo Zagrebit, Ante Coric.
Çmimi i vendosur nga klubi kroat për lojtarin e shumë përfolur është rreth gjashtë milionë euro.
Giallorossët tash e disa kohë kanë qenë të lidhur me lojtarin 21-vjeçar dhe drejtori sportiv Monchi është një admirues i madh i tij dhe kështu dëshiron Coricin me çdo kusht.
Mesfushori me tipare sulmuese ka arritur të paraqitet në Përfaqësuesen e parë të Kroacisë dhe ishte pjesë e skuadrës për Euro 2016, por nuk arriti të ketë ndonjë minutë në fushë.
Tani sipas TuttoMercatoWeb, Roma ka bërë një ofertë zyrtare në vlerë gjashtë milionë euro, aq sa ishte dhe kërkesa e Dinamos.
Takimi mes palëve pritet të ndodh sot gjatë ditës së martë.
Klubi kroat pritet ta pranojë ofertën, por me disa bonuse të përfshira në marrëveshje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=A7c0BXfUFnU