Portieri brazilian, Alisson Becker është afër largimit nga skuadra italiane Roma.
Reprezentuesi i Kombëtares së Brazilit do të nënshkruajë kontratë të re me Romën gjatë ditëve në vijim.
Por sipas medieve italiane Roma megjithatë është e gatshme ta shesë yllin e tyre nëse vije një ofertë rreth 100 milionë euro.
Giallorosët duket se kanë gjetur zëvendësuesin e Alissonit në kampionatin francez.
Është portieri i Toulouse, Alban Lafont që është objektiv i Giallorosëve për portën.
Roma është gati të ofrojë rreth 15 milionë euro për transferimin e talentit francez në kryeqytetin italian.
19-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Francë dhe është bërë mjaftë i kërkuar.
Interesim për reprezentuesin U19 të Francës kanë shprehur edhe PSG, Napoli dhe Newcastle United. /Telegrafi/