Portieri suedez, Robin Olsen iu bashkua me shumë bujë Romës gjatë afatit kalimtar të verës.
Pas shkëlqimit në Kupën e Botës me Kombëtaren e tij, Roma e transferoi atë si zëvendësues të brazilianit Alisson.
Por paraqitja e Olsen këtë edicion ka dëshpëruar Giallorosët, sa që vendin e tij e ka zënë veterani Mirante.
Kësisoj klubi nga kryeqyteti italian ka për synim transferimin e një portieri dhe duket se ai do të jetë Alessio Cragno.
24-vjeçari ka bërë një sezon të madh me Cagliarin ku nga 33 ndeshje shtatë herë e ka ruajtur portën e pa prekur.
Cragno do të vlerësohet këtë vikend nga drejtuesit e Romës në ndeshjen mes dy skuadrave që zhvillohet në Olimpico.
Tjetër opsion për portën Roma e ka edhe kamerunasin e Ajaxit, Andre Onana. /Telegrafi/