Telegrafi

Roma gjen mbrojtës të majtë në Bundesliga

Roma është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Largimi i Mario Ruit në drejtim të Napolit dhe lëndimi i Emerson Palmierit ka bërë që Roma të kërkoj mbrojtës.

Sipas medieve italiane dhe atyre gjermane, kryeqytetasit kanë filluar bisedimet me skuadrën gjermane Hoffenheim, për mbrojtësin Jeremy Toljan.

Toljan ka shkëlqyer edicionin e fundit me fanellën e Hoffenheim dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha.

Roma është e gatshme të paguaj rreth 10 milionë euro për transferimin e tij në Olimpico.

22-vjeçari ka kontratë me klubin gjerman deri në qershor të vitit 2018 dhe ende nuk ka pranuar vazhdimin e saj. /Telegrafi/