Hirving Lozano po vazhdon me formën e tij të shkëlqyeshme me kampionin në fuqi të Holandës, PSV Eindhoven.
Sulmuesi meksikan falë paraqitjeve të mira në kampionatin holandez dhe në Evropë është bërë objektiv i skuadrave të mëdha.
Liverpool, Arsenal, Barcelona, Bayern Munich, Borussia Dortmund e Napoli janë skuadrat e interesuara për të.
Por së fundmi garës për transferimin e meksikanit i është shtuar edhe skuadra tjetër italiane Roma.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi e pëlqen shumë futbollistin dhe po synon ta sjellë në kryeqytetin italian.
Lozano po shikohet nga Roma si zëvendësuesi adekuat i turkut Cengiz Under që mund të largohet në drejtim të Bayernit.
Por për ta lënë të lirë yllin e tyre, PSV po kërkon së paku 45 milionë euro.
Lozano ka një kontratë me klubin e famshëm holandez deri në qershor të vitit 2023.
24-vjeçari këtë edicion është paraqitur në 31 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 17 gola dhe ka bërë nëntë asistime. /Telegrafi/