Skuadra italiane Roma ka filluar me përforcime ende pa startuar afati kalimtar veror.
Giallorosët fillimisht prezantuan talentin kroat Ante Coric, ndërsa disa ditë më vonë edhe mbrojtësin spanjoll Ivan Marcano.
Por Roma nuk pritet të ndalet këtu pasi synon ta përforcojë edhe më shumë repartin e mbrojtjes.
Emri i ri në listën e drejtorit sportiv Monchi është mbrojtësi kroat Sime Vrsaljko që aktivizohet me Atletico Madridin.
26-vjeçari ka pasur një sezon mjaftë të mirë duke fituar Ligën e Evropës me klubin madrilen.
Vrsaljko është aktivizuar në 29 ndeshje ku ka dhuruar pesë asistime.
Roma po synon transferimin e tij pasi mbrojtësi luan në dy krahët.
Për ta lënë të lirë lojtarin, Atletico po kërkon rreth 20 milionë euro.
Në rast se ky transferim do të konkretizohet, për Vrsaljkon do të ishte rikthim në Serie A ku më parë ka luajtur për Genoan dhe Sassuolon. /Telegrafi/