Roma ka arritur të fitojë mes vështirësive ndaj Torinos me rezultat të ngushtë 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes foli e gjitha në të mirë të vendasve romak, të cilët përveç rasteve të shumta, shënuan edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 15-të minutave lojë dhe ishte talenti Nicolo Zaniolo, i cili shënoi një gol të bukur nga afërsia për 1-0.
Në minutën e 34-të erdhi edhe goli i dytë dhe ishte Aleksandar Kolarov që shënoi nga pika e bardhë për 2-0.
Në pjesën e dytë, mysafirët krijuan më shumë dhe shënuan dy gola të shpejt për barazimin e rezultatit.
GOOOOOOL, pareggio di #Ansaldi!!#RomaTorino #SFT pic.twitter.com/ntFVJnSipZ
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) January 19, 2019
Zhvillohej minuta e 51-të kur Tomas Rincon shënoi nga distanca për 2-1, ndërsa Christian Ansaldi (67′) barazoi rezultat në 2-2.
73': STEPHAAAAN!!! EL SHAARAWY! EL SHAARAWY! EL SHAARAWY! 3⃣-2⃣#RomaTorino #ASRoma pic.twitter.com/r90N1sRtxd
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 19, 2019
Pas golit të barazimit, Roma u hodh e gjitha në sulm dhe ishte Stephan El Shaarawy (73′) që gjeti golin e epërsisë 3-2 dhe ky doli të ishte goli i rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore, Giallorossët ngjiten në vendin e katërt me 33 pikë, ndërsa Torino zë vendin e nëntë me 27 pikë. Në ndeshjen e radhës, Roma udhëton te Atalanta, ndërsa Torino e pret Interin. /Telegrafi/
https://twitter.com/Osty_99/status/1086629286679928832
https://twitter.com/Nicstradamus/status/1086634519929729025
Schick limpió la cancha, Pellegrini dio una gran asistencia y El Shaarawy definió. Roma se impone ante la adversidad y le gana a Torino 3-2 #RomaTorinopic.twitter.com/ElcbSy0SXl
— AS Roma (@RomaSquare) January 19, 2019