Roma ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim te Atalanta në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.
Giallorossët kanë triumfuar në një udhëtim që cilësohej si shumë i vështirë, duke marrë fitoren e dytë radhazi dhe duke vazhduar ngjitjen në tabelën e kampionatit elitar italian.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe shumë raste nga të dyja skuadrat, me vendasit më të mirë për një nuancë, por me Romën shumë më konkrete.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e parë me anë të sulmuesit Tammy Abraham, i cili shënoi për epërsinë e mysafirëve 0-1, ndërsa Nicolo Zaniolo shënoi në minutën e 27-të për 0-2.
Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutat shtesë të pjesës së parë duke shënuar me anë të Luis Muriel për të shkuar në pushim me rezultat 1-2.
That's it for the first 45 in Bergamo…
Abraham and Zaniolo gave us an early advantage – but Muriel's deflected effort on the stroke of half-time leaves things evenly poised.
#ASRoma #AtalantaRoma pic.twitter.com/Dv6Fi8Qt56— AS Roma English (@ASRomaEN) December 18, 2021
Në pjesën e dytë, Atalanta e nisi ndeshjen më mirë duke shënuar me anë të Duvan Zapata (68’), por goli iu anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa Roma shpejtë u konsolidua duke shënuar edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.
Fillimisht ishte mbrojtësi Chris Smalling, i cili shënoi nga afërsia për epërsinë 1-3, ndërsa Abraham (82’) me golin e dytë vulosi rezultatin përfundimtar 1-4.
Oh yes! 😏
Tammy Abraham scores twice, Nico Zaniolo and Chris Smalling add the others … and we come away with a big win in Bergamo!
🐺 DAJE ROMA! 🟡🔴#ASRoma #AtalantaRoma pic.twitter.com/bAT6ojYny7
— AS Roma English (@ASRomaEN) December 18, 2021
Me këtë fitore, Roma e sheh veten në pozitën katërt me 31 pikë, ndërsa Atalanta zë vendin e tretë me 37 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Giallorossët luajnë në shtëpi ndaj Sampdorias, ndërsa klubi nga Bergamo udhëton te Genoa. /Telegrafi/
You won’t find a more Tammy Abraham goal https://t.co/RlTz0aTW37
— Sam (@Afcsammmm) December 18, 2021
Zaniolo with a fantastic goal, 0-2 🔥 https://t.co/ADMeXxOIOB
— Ryan (@ftblRK) December 18, 2021
https://twitter.com/matchtoday12/status/1472229305170427905
Tammy Abraham’s second goal for Roma against Atalanta today. He's back in formhttps://t.co/k6Z00X3Za3
— Shweta Subramaniam (@ShwetaSubra) December 18, 2021