Telegrafi

Roma fiton me spektakël, presion Juventusit (Video)

Roma ka shkatërruar Fiorentinën duke e mposhtur me rezultat 4-0.

Djelmoshat e Luciano Spalettit e morën që nga minuta e parë ndeshjen me shumë seriozitet.

Por për të ardhur deri te goli i parë u desh minuta e 39-të.

Edin Dzeko mori një top në zonë dhe shënoi gol të bukur për 1-0.

Pjesa  parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë filloi spektakli i Romës.

Mbrojtësi Fazio shënoi në minutën e 55-të pas një gjuajtje me kokë.

Nuk mund të mbyllej ndeshja pa një gol të lojtarit më në formë të Roma, radja Nainggolan.

Belgu mori një top nag Strootman dhe me qetësi shënoi për 3-0.

Për ta mbyllur ndeshjen u përkujdes Edin Dzeko që shënoi golin e 17-të sezonal.

Pas kësaj fitore Roma ngjitet në pozitën e 50-të pikëve, katër më pak se Juventusi, por që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mJrk3rMiof4

https://www.youtube.com/watch?v=6Cxc_z4lFtA

https://www.youtube.com/watch?v=ayMtnto47TM

https://www.youtube.com/watch?v=0_gC3IvM0xM