Site icon Telegrafi

Roma fiton me spektakël ndaj Brescias

Roma vs Brescia (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma ka fituar me rezultat bindës 3-0 ndaj Brescia në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në të dytën befasisht Giallorossët shënuan tri sosh.

Ishte minuta e 49-të kur Chris Smalling e kaloi Romën në epërsi nga asisitmi i Lorenzo Pellegrinit.

Nuk kaluan shumë minuta dhe vendasit e shënuan golin e dytë në Olimpico me anë të Gianluca Mancini (57’), me një asistim të mbrojtësit anglez.

Edin Dzeko po ashtu arriti të futej në listën e realizatorëve, pasi e trefishoi epërsinë në minutën e 66-të.

Romakët kishin shanse që të shënonin më shumë gola në minutat e mbetur, por u mungoi konkretizimi.

Pas javës së 13-të, Roma gjendet në pozitën e katërt me 25 pikë, derisa në xhiron e 14-të do të ketë punë me Veronën. /Telegrafi/

Exit mobile version