Roma ka fituar ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi” në kuadër të javës së 17-të të Serie A me rezultat 4-1.
Fiorentina e nisi me dy raste me Kevin-Prince Boateng dhe Dusan Vlahovic, por nuk arriti të shënonte.
Roma në rastin e parë konkret shënoi me Edin Dzekon në minutën e 19-të për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Aleksandar Kolarov shënoi gol të bukur për 2-0.
Fiorentina e ngushtoi epërsinë në 2-1 me golin e Milan Badelj në minutën e 34-të.
Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.
Romës për ta siguruar fitoren iu desh minuta e 73-të, kur Lorenzo Pellegrini shënoi për 3-1.
Krejt në fund kishte kohë edhe për Nicolo Zaniolon që shënoi për 4-1 pak minuta para fundit.
Roma me këtë fitore arrin në kuotën e 35 pikëve, shtatë më pak se lideri Juventus. /Telegrafi/
! DAJE! 💪#dzeko ⚽♥️💪😍
1-0#ASRoma #FiorentinaRoma pic.twitter.com/xI8QcBzt07— AsM GOALS (@GoalsAsm) December 20, 2019
Peach from Kolarov v Fiorentina pic.twitter.com/XIPQsfZRsC
— Graeme (@GilesGraeme) December 20, 2019
https://twitter.com/ASR_SF/status/1208135932450394112
https://twitter.com/ASR_SF/status/1208139681059266561