Roma e ka filluar kampionatin 2017/18 në Serie A me fitore.
Klubi nga kryeqyteti italian ka fituar me rezultat 0-1 ndaj Atalantas.
Goli i parë dhe i vetëm në këtë takim u shënua nga Aleksanda Kolarov në minutën e 31-të.
Vendasit sulmuan gjatë gjithë takimit, por dështuan të jenë konkret para portës romake. Në këtë takim nga minuta e parë për zikaltrit luajti portieri shqiptar, Etrit Berisha.
Ndeshja e ardhshme e Romës është ndaj Interit, kurse e Atalantas ndaj Napolit. /Telegrafi/
GOOOOOAAAAALLLLL!!!! #Kolarov with the Ronaldinho and Pirlo-esque free kick. Under the wall! 1-0 Roma. #AtalantaRoma pic.twitter.com/uT5XqsAoRC
— Kush (@footballkush) August 20, 2017