Telegrafi

Roma fiton me rezultat të pastër ndaj Genoas

Genoa vs Roma (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Roma ka fituar me rezultat bindës 3-1 në udhëtim te Genoa në kuadër të javës së 20-të në Serie A.

Giallorossët kaluan në epërsi pas vetëm gjashtë minutash lojë me golin e Cengiz Under që u shërbye mjaftë mirë nga Justin Kluivert.

Genoa më pas ishte e pafat, pasi Davide Biraschi shënoi auto-gol në minutën e 44-të, për ta dyfishuar epërsinë e mysafirëve.

Genoa vs Roma (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Por, vendasit arritën ta ngushtonin epërsinë e romakëve me golin e shënuar nga goran Pandev (49’) që pranoi një asistim të Lasse Schone.

Por, fitoren e Romës e vulosi Edin Dzeko që shënoi një gol të bukur në minutën e 74-të me një asistim të Lorenzo Pellegrinit.

Pas javës së 20-të, Roma gjendet në vendin e katërt me 38 pikë, ndërsa në xhiron e 21-të do të përballen me Lazion, por fillimisht do të takohen me Juventusin në Kupën e Italisë më 22 janar. /Telegrafi/