Site icon Telegrafi

Roma fiton me rezultat komod ndaj Fiorentinës

Foto: AS Roma

Roma ka triumfuar 2-0 përballë Fiorentinës në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Pas vetëm 12 minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me anë të Leonardo Spinazzola.

Më pas, Fiorentina krijoi disa shanse të mira për të barazuar rezultatin, mirëpo u mungoi fati.

Roma rrezikoi me anë të Edin Dzekos dhe Pedro Rodriguezit, e që as goditjet e tyre nuk ishin të sakta.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin edhe më kërkues dhe tentonin që të siguronin triumfin ndaj Violas.

Ishte minuta e 70-të kur Pedro pranoi një asistim nga Henrikh Mkhitaryan për të shënuar për 2-0 dhe për t’i siguruar skuadrës së tij tri pikë të mëdha.

Pas javës së gjashtë, Roma është në vendin e shtatë me 11 pikë, ndërsa në xhiron e shtatë do të takohet me Genoan. /Telegrafi/

https://twitter.com/AsrGoals2/status/1322955438380457986

https://twitter.com/Footballgoal20/status/1322970714614517765

Exit mobile version