Telegrafi

Roma fiton me rezultat komod ndaj Fiorentinës

Roma ka fituar 2-0 ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Viola ishte tejet e pafat, pasi mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Dodo pranoi dy kartonë të verdhë brenda 20 minutash (4’,24’).

Nga kjo epërsi numerike, Roma përfitoi dhe shënoi golin e epërsisë me anë të Padulo Dybalas që u asistua prej Tammy Abrahamit në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Roma, ajo që dominoi, derisa edhe e vulosi fitoren.

Zeki Celik lëshoi një mundësi të mirë në minutën e 51-të, kur goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Pas dhjetë minutash, shans të mirë pati edhe Abraham, mirëpo Pietro Terracciano bëri një pritje të lehtë.

Në minutën e 82-të La Joya vulosi fitoren e Romës, duke shënuar edhe golin e tij të dytë në ndeshje, për rezultatin 2-0.

Roma ia doli të mbante epërsinë, për t’i fituar tri pikë të reja, dhe tani është në vendin e shtatë me 34 pikë, aq sa kanë edhe Atalanta dhe Lazio, ndërsa në xhiron e 19-të do ketë punë me Spezian. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore