Telegrafi

Roma fiton, por jo titullin

Mirko Vucinic kaloi Giallorossët në epërsi (39’), për të dyfishuar Daniele De Rossi në fund të pjesës së parë dhe me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja.

Roma ka arritur të grumbullojë 80 pikë këtë sezon dhe ka siguruar kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve, me dy pikë më pak se tashmë kampioni Inter dhe dhjetë më shumë se Milani që mban pozitën e tretë. /Telegrafi/