Roma ka fituar ndaj Chievos në Serie A me rezultat 3-5.
Goli i parë në takim erdhi nga Lucas Castro në minutën e 15-të, ndërsa rezultati u barazua nga Stephan El Shaarawy pas asistimit nga Federico Fazio.
Në minutën e 37-të vendasit kaluan edhe një herë në epërsi, këtë herë me golin e Roberto Inglese, ndërsa Mohamed Salah (43’) pas asistimit nga Kevin Strootman.
Mysafirët për herë të parë në këtë takim kaluan në epërsi në minutën e 58-të me anë të El Shaarawyt.
Salah shënoi edhe një herë në minutën e 77-të, kurse Edin Dzeko në minutën e 83-të. Golin e fundit në takim e shënoi Inglese 86-të.
Pas kësaj fitore Roma vazhdon në pozitën e dytë me 81 pikë, katër më pak se Juventusi në vendin e parë. Kurse Chievo në vednin e 13 me 43 pikë.
Ndeshja e ardhshme e romakëve është ndaj Genoas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xC_mIgL3Ki4