Telegrafi

Roma fiton me përmbysje ndaj Cagliarit

(Foto: /TwitterAS Roma)

Roma ka regjistruar fitore të rëndësishme (2-1) në udhëtim te Cagliari në stadiumin Unipol Domus për të arkëtuar pikë të plota.

Fraksioni i parë i lojës nuk prodhoi gola, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Të parët në epërsi kaluan lojtarët vendas me golin e Leonardo Pavoletti në minutën e 52-të.

(Foto: /TwitterAS Roma)

Mirëpo, mysafirët u rikthyen për të fituar me përmbysje përmes realizimeve të Roger Ibanez (71’) dhe Lorenzo Pellegrini (78’) me një gjuajtje të lirë fantastike.

Me këtë fitore, Roma pozicionohet në vend të katërt në renditje me 19 pikë, dy më pak se Interi që mban vendin e tretë.

Për Cagliarin kjo ishte humbja e gjashtë këtë sezon dhe qëndron në fund të tabelës me vetëm gjashtë pikë, nga një fitore dhe tri barazime. /Telegrafi/