Telegrafi

Roma fiton në udhëtim te Empoli

Festa te goli i Steven Nzonzi ndaj Empolit (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Roma ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi në Serie A, këtë herë triumfuan me rezultat 0-2 ndaj Empolit.

Ishte një ndeshje e vështirë për klubin romak, por fal provojë ata triumfuan në fund.

Ishte Edin Dzeko ai që kishte i pari shansin më të mirë në takim, por boshnjaku gjuajti jashtë në minutën e 24. Por, ishte Steven N’Zonzi (36’), ai që i dha epërsinë mysafirëve dhe me rezultatin 0-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Francesco Caputo i dëshpëruar nga rastet e lëshuara ndaj Romës (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Ismael Bennacer ishte afër të shënonte për vendasit nga gjuajta e lirë në minutë e 51-të, por gjuajta e tij përfundoi jashtë. Empoli lëshoi një tjetër mundësi për gol, këtë herë Francesco Caputo dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

Capouto kishte edhe dy shanse tjera të mira në vazhdim, por fati nuk ishte në anën e tij.

Festa e Edin Dzeko te goli ndaj Empolit në Carlo Castellani (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Pas gjithë këtyre shanseve të mira nga vendasit, Dzeko nuk shpërdoroi një pasim të mirë të Stephan El Shaarawyt dhe shënoi në minutën e 85-të për rezultatin përfundimtar 0-2.

Pas kësaj fitore Roma renditet e treta me 14 pikë, kurse Empoli në vendin e 18-të me pesë pikë. Ndeshja e ardhshme e klubit romak është kundër Spalit, ndërsa Empoli udhëton te Frosinone. /Telegrafi/