Roma ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur lehtësisht në shtëpi Torinon.
Giallorosët kanë triumfuar me rezultat 3-1, në një ndeshje të dominuar nga minuta e parë nga ta.
Punët për Romën u bënë më të lehta në minutën e 14-të, kur mbrojtësi mysafir Wilfried Singo u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
E në minutën e 27-të erdhi goli i parë në këtë sfidë kur realizoi Henrikh Mkhitaryan për 1-0.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Roma ngriti epërsinë në 2-0 pasi mesfushori francez Jordan Veretout realizoi nga penalltia.
Fitorja e Romës u sigurua në minutën e 68-të, pasi kapiteni Lorenzo Pellegrini shënoi për 3-0 një gol të bukur.
Krejt çfarë arritën të bënin mysafirët ishte goli i nderit i shënuar nga kapiteni i tyre Andrea Belotti 17 minuta para fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Roma ndan pozitën e tretë së bashku me Juventusin me nga 24 pikë dhe kanë katër më pak se lideri Milan.
Ndërkohë Torino zë vendin e parafundit në tabelë me vetëm gjashtë pikë pas 12 javëve.
Ndeshjen e ardhshme Roma e luan në udhëtim te Atalanta, teksa Torino pret Bolognën. /Telegrafi/
Mkhitaryan abre o placar! Veja como foi o primeiro gol da partida que você assiste no @EIPlus (https://t.co/faN8epOrRW) e na TNT! #ItalianoNoEIPlus
?️: @jorgeiggor pic.twitter.com/SY0J1NNS1h
— Esporte Interativo (de ?) (@Esp_Interativo) December 17, 2020
Veretout, de pênalti, amplia para a Roma em partida que você assiste no @EIPlus (https://t.co/faN8eq62Ju) e na TNT! #ItalianoNoEIPlus
?️: @jorgeiggor pic.twitter.com/EFAhfsCPhh
— Esporte Interativo (de ?) (@Esp_Interativo) December 17, 2020
Lorenzo Pellegrini pone el tercero. #RomaTorino pic.twitter.com/l7T2RuF3ZR
— Sam Rubio (@samuelrubio99) December 17, 2020