Telegrafi

Roma fiton garën për Solbakken, norvegjezi do t’iu bashkohet si lojtar i lirë në janar

Roma ka arritur të fitoj garën me skuadrat e tjera për sulmuesin norvegjez Ola Solbakken.

Anëtari i Bodo/Glimt ishte në listën e disa skuadrave të njohura evropiane si Roma, Atalanta, Napoli, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen, Monaco e Eintracht Frankfurt.

Giallrosoët kishin synim ta transferonin gjatë verës sulmuesin e ri, por mbetja në skuadër e Eldor Shomurudov i prishi planet.

Gjithsesi Roma ka arritur tanimë marrëveshje me sulmuesin i cili do të nënshkruajë para kontratë gjatë javës së ardhshme me kryeqytetasit italian.

22-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos në janar si transferim i lirë, pasi kontrata e tij me Bodo/Glimt skadon më 31 dhjetor.

Reprezentuesi norvegjez është për momentin i lënduar, por ai ka luajtur tetë ndeshje në elitë duke shënuar një gol e duke asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/