Telegrafi

Roma fiton derbin kryeqytetas

Në minutën e 13-të, Lazio që ishte në rolin e nikoqirit, kaloi në epërsi me anë të Tommaso Rocchit, i cili shënoi pas asistimit të Cristian Ledesmas.

Në minutën e 47-të u akordua penallti në favor të Biancocelestëve, mirëpo nga pika e bardhë dështoi të shënonte Sergio Floccari, pasi që goditjen e tij e mbrojti portieri Julio Sergio.

Nga ky moment gjërat u kthyen në dëm të Lazios. Fillimisht u akordua penallti në favor të Romës, të cilën e shndërroi në gol Mirko Vucinic (53’), për të barazuar rezultatin.

I njëjti lojtar rezultoi hero i Giallorossëve, pasi që shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores për Romën, pas një supergoditjeje nga gjuajtja e lirë (64’).

Me këtë fitore, Roma rikthen kreun me një pikë më shumë se Interi që gjendet në vendin e dytë. /Telegrafi/