Telegrafi

Roma fiton derbin e kryeqytetit

‘Armata Romake’ ka shënuar fitore minimale përballe rivalit të përjetshëm nga kryeqyteti italian, Lazio.

Tri pikë të rëndësishme Romës ia siguroi mbrojtësi Marco Cassetti në minutën e 78-të të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Roma ngritët në pozitën e gjashtë me pikë të barabarta me Fiorentinan dhe Genoan, që mbajnë pozitat pesë dhe shtatë, respektivisht. /Telegrafi/