Telegrafi

Roma fillon kontaktet me Bayernin për mesfushorin austriak Marcel Sabitzer

Marcel Sabitzer ka pasur një vit shumë të vështirë te kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich.

Mesfushori austriak ishte njëri nga lojtarët e preferuar të trajnerit Julian Nagelsmann te RB Leipzig, por te Bayerni nuk shkuan gjërat siç duhen mes dyshes.

28-vjeçari ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat, por shumicën nga to i inkuadruar nga banka rezervë duke shënuar vetëm një gol e duke asistuar në një tjetër.

Largimi i tij nga Allianz Arena këtë verë është i pashmangshëm, derisa Roma mbetet njëra nga skuadrat favorite për ta transferuar atë.

Jose Mourinho e pëlqen shumë futbollistin, derisa drejtuesit e dy skuadrave kanë pasur biseda për të gjetur një marrëveshje për futbollistin.

Lexo po ashtu Një vit për tu harruar për Sabitzer te Bayern Munich - lojtari mes largimit ose luftës për një vend në formacion

Bayern është gati ta lejoj largimin e austriakut nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për Romën.

Ndërkohë në garë për reprezentuesin austriak janë edhe skuadrat tjera si Arsenal, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid dhe Fenerbahce. /Telegrafi/