Telegrafi

Roma është gati ta shesë Zaniolon

Ka raporte befasuese që Roma mund ta vendosë yllin e tyre, Nicolo Zaniolo, në tregun e transferimeve këtë verë, pasi nuk ka përparim rreth një zgjatje të kontratës.

Marrëveshja aktuale e italianit do të skadojë në qershor të vitit 2024, kështu që në teori nuk duhet të ketë shumë nxitim për ta realizuar atë.

Megjithatë, sipas mediumit Tuttomercatoweb, Giallorossët po mendojnë seriozisht ta lirojnë 22-vjeçarin në fund të sezonit.

Ai u nënshkrua nga Interi si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit për Radja Nainggolan në vitin 2018, me një vlerë transferimi prej vetëm 4.5 milionë euro.

Kjo ishte para se ai të kishte bërë edhe debutimin e tij në Serie A dhe vlera e tij që atëherë është ngritur në qiell, por karriera e tij gjithashtu ngeci pas dy lëndimeve serioze të gjurit në ligamentin e kryqëzuar të përparmë në më pak se një vit.

 

Deri më tani këtë sezon, Zaniolo ka bërë 22 paraqitje mes Serie A dhe Ligës së Konferencës, duke kontribuar me tre gola dhe tre asistime.

Ai ka dy gola në tetë paraqitje për të ekipin e parë të Italisë, duke bërë debutimin e tij në mars të vitit 2019. /Telegrafi/