Roma ka shënuar një gol të vonshëm për ta barazuar rezultatin kundër Vitesses (1-1) dhe në këtë mënyrë e ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Konferencës.
Takimi i parë i zhvilluar në GelreDome përfundoi me fitore minimale të Giallorossëve (1-0) dhe pas ndeshjes kthyese në Stadio Olimpico, skuadra italiane vazhdon tutje me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.
Pos një mundësi për t’u përmendur nga Jordan Veretout, gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat pandryshuar.
TAMMY!!!!!!
#ASRoma #UECL #RomaVitesse pic.twitter.com/JaFA1aEorb— AS Roma English (@ASRomaEN) March 17, 2022
Rezultati u zhbllokua në minutën e 62-të të takimit me golin e Maximilian Wittek, i cili realizoi për epërsinë e mysafirëve.
Kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime, Tammy Abraham shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin dhe për t’ia siguruar Romës kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/
Tammy Abraham's 21st goal of the season sends Roma through to the next round of the Conference League!https://t.co/tpnBloBCqP
— Barstool Football (@StoolFootball) March 17, 2022