Roma e ka shokuar Milanin në fund të ndeshjes që u zhvillua në kuadër të javës së 17-të në Serie A, pasi ia dolën të barazonin shifrat në 2-2.
Fillimisht, pas gjysmëore lojë, kryendeshja e kësaj xhiroje u zhbllokua, me Rossonerët që shënuan përmes Pierre Kalulus, me Sandro Tonalin që ishte asistuesi.
Derisa po përfundonte pjesa e parë, Roma ia arriti të rrezikonte përmes Nicola Zalewskit (42’), mirëpo goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.
Në 45 minutat e dytë, ishte një seknar tjetër, me Romën që e shokoi kampionin në fuqi.
Theo Hernandes testoi Rui Patricion në minutën e 52-të, por portugezi ishte i sigurt dhe mbajti topin jashtë.
Më pas Roma kishte shansin se saj, e Roger Ibanes (72’) kërkoi penallti, por që gjyqtari bëri me shenjë se loja duhej vazhduar.
⏱️ 76'
Simply stunning football. ✨#MilanRoma 2-0 #SempreMilan @pumafootball pic.twitter.com/GaMgmcJYZw— AC Milan (@acmilan) January 8, 2023
Pesë minuta më vonë, në mënyrë perfekte dhe siç di ai, Rafael Leao e gjeti Tommaso Pobegan që realizoi për 2-0.
Deri në fund, Roma nuk u dorëzua dhe ia arriti të ngushtonte rezultatin në 2-1 me golin e Ibanes (87′), duke u frymëzuar për të bërë befasi.
SEEEEEEEEEEEEEEEEE TAMMY! #MilanRoma 2-2 pic.twitter.com/lytlV8Ast9
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 8, 2023
Lojtarët e Jose Mourinhos ia dolën t’i barazonin shifrat në 2-2, falë golit nga Tammy Abraham që e realizoi në minutën e 90+4-të, duke u larguar nga San Siro me një pikë të madhe
Në xhiron e 18-të, Milani që ka 37 pikë do të ketë punë me Leccen, derisa Roma është në vendin e gjashtë me 31 pikë dhe do të përballet në rrethin tjetër me Fiorentinën. /Telegrafi/