Skuadra e Romës është e qetë gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi ende nuk ka bërë shumë bujë.
Por ‘Giallorosët’, po përforcojnë vetëm disa nga pikat në formacionin e tyre.
Pas largimit të Miralem Pjanic, në Romë kanë ardhur lojtarë si Juan Jesus, Mario Rui apo portieri Alisson.
Ndërkohë si zëvendësim të boshnjakut Pjanic, Roma e ka gjetur në Serie A tek ekipi i Bolognas.
Është fjala për talentin e madh Amadou Diawara i cili ka shkëlqyer në elitën e futbollit italian këtë edicion.
19-vjeçari pritet t’i bashkohet Romës për një shumë rreth 15 milionë euro nga Bologna. /Telegrafi/