Roma e ka nisur mbarë këtë edicioni të Ligës së Evropës.
Giallorosët kanë triumfuar me rezultat të thellë 4-0 ndaj ekipit turk Istanbul Basaksehir.
Për ta parë tifozët golin e parë në këtë takim u desh të presin deri në minutën e 41-të, kur pas një harkimi nga Spinazzola topin në rrjetë gabimisht e dërgoi mbrojtësi i turqve Junior Caicara.
Me epërsinë minimale të Romës 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë shpërtheu sulmi i Romës që shënuan edhe tre gola të tjerë.
Fillimisht Edin Dzeko realizoi për 2-0 pas një asistimi të mrekullueshëm nga Nicolo Zaniolo.
Ishte talenti italian Zaniolo që në minutën e 71-të shënoi golin e tretë për Romën.
Krejt në fund të ndeshjes radha për të shënuar i erdhi edhe talentit holandez Justin Kluivert.
Kësisoj Giallorosët e nisën mbarë aventurën në Ligën e Evropës ku janë ndër ekipet favorite për ta fituar këtë garë.
Ndeshja tjetër e grupit J mes Borussia Moenchegladbach dhe Wolfsberger përfundoi me fitoren e thellë të mysafirëve 0-4. /Telegrafi/