Roma është duke e menduar seriozisht transferimin e David de Geas nga Manchester United.
Skuadra italiane e emëroi Jose Mourinhon para pak ditësh dhe ky i fundit ka kërkuar disa transferime.
Sipas asaj që raporton Calciomcercato, Special One kërkon që portieri spanjoll t’i bashkohet në Olimpico.
Mourinho dhe De Gea ishin së bashku te Djajtë e Kuq dhe tani mund të ribashkohen sërish.
Portieri ka humbur besimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe në këtë verë mund të shitet.
Dean Henderson është duke u bërë numri një i United, mirëpo nuk përjashtohet mundësia e transferimit të Jan Oblakut nga Atletico Madridi.
Kështu, kjo lëvizje do t’i ofronte De Geas shansin për të kaluar te Roma në këtë verë. /Telegrafi/