Raportohet se Roma ka përfunduar me sukses marrëveshjen me mbrojtësin e djathtë të Manchester Cityt, Pablo Zabaleta.
Sipas Sportitalia, lojtari ka kërkuar disa ditë për të marrë vendimin e tij të fundit dhe do të japë një përgjigje nga ana e tij gjatë ditës së martë.
Kontrata që klubi i Romës i ka ofruar vlen për dy vite, me opsion për të vazhduar me edhe vitin e tretë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Argjentinasi 31-vjeçar ka vetëm edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij me Manchester Cityt, por është i etur për të provuar një eksperiencë të re në Serie A.
Interesim për mbrojtësin argjentinas kishin shprehur edhe skuadrat tjera italiane, Inter dhe Milan. /Telegrafi/