Futbollisti i Empolit, Mario Rui, thuhet se ka rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare me Romën.
Mbrojtësi anësor portugez besohet të jetë afruar me gjallorosët, të cilët duket se nuk do të nënshkruajnë me Lucas Digne nga Paris Saint-Germain.
Lojtari i Empolit dhe agjenti i tij ishin në Trigoria sot për një takim me drejtorin sportiv të Romës, Walter Sabatini, ku gazetari italian, Alfredo Pedulla, tani raporton që kanë arritur një marrëveshje paraprake.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Rui do të lëviz në fillim për 3 milionë euro si huazim, por me një klauzolë blerje të detyrueshme për 6 milionë në fund të sezonit 2016/17.
Portugezi mendohet të ketë rënë dakord për një marrëveshje pesë-vjeçare me skuadrën kryeqytetase, e cila do të shohë atë të fitoj rreth 900 mijë euro në sezon. /Telegrafi/