Site icon Telegrafi

Roma e interesuar për mbrojtësin e Marseillet

Agjenti i mbrojtësit të Olympique Marseille, Nicolas N’Koulou, ka konfirmuar se Roma është në kontakt me futbollistin e tij, por ai nuk ka një pasaportë franceze.

‘Giallorossët’ janë duke dashur të rindërtojnë mbrojtjen e tyre nga e para dhe janë duke kërkuar në Ligue 1 për të gjetur personin e duhur.

Kamerunasi me sa duket kishte ofruar tashmë veten në klubin italian, dhe lidhja mes dy palëve tashmë është duke u konfirmuar edhe nga agjenti i tij, Maxime Nana.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Mund të konfirmoj që Roma janë të interesuar. Tani për tani ka disa bisedime që po mbahen me drejtuesit e Romës, edhe pse asgjë nuk është rënë dakord dhe një përfundim nuk është arritur ende”, deklaroi agjenti i mbrojtësit kamerunas.

“Unë mohoj të gjitha zërat që Nicolas ka një pasaportë franceze. Ai do të duhet të nënshkruhet si i huaj”, përfundoi  agjenti i N’Kouolu për PagineRomaniste.com.

Exit mobile version