Telegrafi

Roma e interesuar për Adrianon

Agjenti i lojtarit, Gilmar Rinaldi, ka komentuar spekulimet, dhe ka pranuar se ka gjasa që klienti i tij të kthehet në Itali në të ardhmen.

"Tani për tani nuk mund të përmend emra, por ka kërkesa nga Italia dhe ai mund të kthehet së shpejti”, ka thënë ai për Sky Sports.

"Adriano ka një kontratë me Flamengon deri në muajin maj të vitit të ardhshëm dhe qëllimi i tij është të luaj në Kampionatin Botëror. Ka gjasa, nëse diçka e rëndësishme ofrohet, ai mund të shkoj kudo në Evropë, jo vetëm në Serie A", ka deklaruar agjenti i tij.